Berisha i drejtohet Ramës: Ik ose do të detyrojmë të bësh testin e drogës

Politikë

Vijon protesta dhe kërkesat në çadrën e ngritur para kryeministrisë. Ndërkohë në sallën e Kuvendit vijon seanca parlamentare ku në rend të ditës është dhe votimi i ministrave të rinj.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka tha “populli ndodhej aty kundër bandës”, duke iu referuar qeverisë së kryeministrit Rama.

Më pas fjalën e mori ish kryeministri Sali Berisha i cili e quajti Ramën “kufomë politike” dhe opozitën dhe Lulzim Bashën si të ardhmen. Madje Berisha kërcënoi Ramën se nëse nuk do të ikte vetë do të ishte populli që do e largonte madje do e detyronin ti bënin testin e drogës.

“Edi maska duhet të ikësh sa më parë, se me gjëmën që i bëre Shqipërisë me drogën ia ka bërë Envëer Hoxha me diktaturën. Vjen i droguar në parlament, shkon në studio televizive i droguar. Pse ti drogohesh nuk do të thotë që fëmijët e qytetarëve shqiptarë duhet të drogohen. Ik vetë, se jo vetëm do të të largojmë por me detyrim do të bëjmë dhe testin e drogës tu tregojmë shqiptarëve se çfarë narkomani je.’’- tha Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Berisha e mbylli fjalën e tij duke paralajmëruar Ramën se ‘durimi i shqiptarëe po soset”

ME TE LEXUARAT