Rama: Keqardhje për PD-në, zgjedhjet do bëhen edhe pa opozitën

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama komentoi deklaratën e kreut te Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili tha se PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Kavajës.

Në një status në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet i keqardhur për Partinë Demokratike, por thekson se kriza e saj, nuk është dhe nuk do të bëhet kriza e vendit. Rama thekson se zgjedhjet do të zhvillohen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“PD nuk hyn në zgjedhje në Kavajë? Keqardhje për PD po kriza e saj s’është e s’do bëhet kriza e vendit! Zgjedhjet do bëhen, drejtësia do bëhet”, shkruan Kryeministri.

Presidentit Bujar Nishani dekretoi sot datën 7 Maj, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Kavajë.

Pak ore pas ketij dekretimi, Edi Paloka, në një reagim për mediat tha se Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë, as në zgjedhjet në Kavajë, as në ato të 18 Qershorit dhe ky vendim, sipas tij është i pa revokueshëm.

ME TE LEXUARAT