Emision 'Live'/ Rama urdhëron moderatoren, Eni Vasili: Mos më thuaj… (Video)

Politikë

Një natë më parë, kryeministri Rama ishte i pranishëm në emisionin Studio e hapur” në News 24, ka pasur një moment ‘debati’ me moderatoren Eni Vasili.

"Stop, stop stop"...është përsëritur rreth 10 herë kjo fjalë nga kryeministri Edi Rama, duke ju drejtuar gazetares. Ky ishte vetëm një nga momentet kur kreu i qeverisë i është drejtuar me nënqeshje dhe “urdhra” drejtueses së emisionit “.

Siç duket Ramës nuk i pëlqeu ndërhyrja e gazetares teksa kjo e fundit i vuri në dukje se shembulli që kryeministri mori duke krahasuar veten me Merkel, ‘çalonte’.

‘Krahasimi çalon’, i tha gazetarja Ramës, ndërsa ai nuk nguroi t’i kërkonte disa here që Vasili të ndërpriste fjalën dhe ta linte atë të fliste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama: Stop, stop, stop...Nuk të lë të ikësh me një fjali..

Eni Vasili: Stop apo jo ky është domeni im...Unë mikrofonin kam, juve keni qeverinë, policinë, gjithë pushtetin që doni...Nuk mund të më thoni stop në studion time televizive

Rama: Nuk mund te ikesh duke hedhur nje batutë...

Teksa gazetarja e pyeste dhe kërkonte përgjigje të drejtpërdrejta nga kreu i qeverisë, Rama i është kthyer me një sjellje deri në vulgaritet.

http://www.dailymotion.com/video/x5fkxd0_20170321-221917_news#tab_embed

ME TE LEXUARAT