Rama gju më gju me popullin, pi raki e bën dolli, komentuesit i kujtojnë çadrën....

Politikë

“Gju më gju me popullin”, ashtu siç e do tradita, kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur shtëpinë e dy të moshuarve në Selenicë të Vlorës, për t’i dorëzuar vetë legalizimin e shtëpisë. Siç tha në tavolinën ku ishte ulur sëbashku me të zotët e shtëpisë, kjo ishte leja e fundit nga 435 shtëpi që janë legalizuar në këtë zonë.

Gjatë bashkëbisedimit live edhe nga Facebooku kryeministri Rama ngriti një gotë raki e bëri gëzuar me të zotët e shtëpisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa dialogonte me të moshuarën, të shumtë ishin komentuesit që e ndiqnin live dhe i kujtonin çadrën por edhe i jepnin këshilla të mos pinte shumë alkool.

DIALOGU ME ZONJËN E SHTËPISË

Rama: Po djemtë ku i kini?

E moshuara: Punojnë andej vijnë ketu, investojnë..

Rama: Këtu do vijnë ku do shkojnë…Ne erdhëm këtu se ju kemi sjellë këtë…lejen e legalizimit

E moshuara: Faleminderit rrofshi

Rama: Prit, Kjo është e fundit për Selenicën, 435 shtëpi kanë tani lejen

Kryeministri ia dorëzon lejen gruas së moshuar: Mbaje ti këtë se gratë janë më të sigurta, burrave nuk iu dihet asnjëherë…

Rama: Po t’i ç’punë ke bërë ?

I moshuari: 30 vjet minator në Selenicë kam punuar

ME TE LEXUARAT