Rama: Qeveria nuk ikën deri më 18 qershor, s`më tremb kërcënimi i PD për bojkot në zgjedhje

Aktualitet

Në "Komunikimin Javor" kryeministri Edi Rama refuzoi edhe njëherë kërkesat e opozitës në lidhje me qeverinë teknike apo shtyrjen e zgjedhjeve.

Ai tha se kërcënimi i opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje nuk e tremb ndërsa shtoi se opozita do të kthehet në Kuvend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Kjo qeveri nuk mund të prishë kontratën që ka me popullin të nënshkruar me 1 milionë zgjedhës në qershor 2013.

Opozita mund ta kërkojë gjithë ditën largimin e opozitës, por nuk mund t`ia imponojë qeverisë e mazhorancës këtë gjë.

Kjo qeveri do vazhdojë punën e nisur deri në fund të afatit të kontratës së nisur me popullin.

Qeveria e opozita nuk kanë lidhje me datën e zgjedhjeve, pasi data e zgjedhjeve, e afati i tyre është në kushtetutë.

Ajo është dita kur partitë paraqiten para sovranit, jo populli para partive.

Jam i bindur se PD do të futet në zgjedhje pavarësisht kërcënimeve, ashtu sic jam i bindur se PD do kthehet në Kuvend për të votuar vetingun.

Kjo për të mos e vulosur fatin e tyre me turp para zgjedhjeve.

Pavarësisht se më dhemb, mosparaqitja e PD në zgjedhje nuk më tremb. Ne do dalim para sovranit për cfarë kemi bërë dhe sa shumë kemi për të bërë, tha Rama.

ME TE LEXUARAT