Rama: Qeveria nuk ikën deri më 18 qershor, s`më tremb kërcënimi i PD për bojkot në zgjedhje

Kliko per me shume info

Në “Komunikimin Javor” kryeministri Edi Rama refuzoi edhe njëherë kërkesat e opozitës në lidhje me qeverinë teknike apo shtyrjen e zgjedhjeve.

Ai tha se kërcënimi i opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje nuk e tremb ndërsa shtoi se opozita do të kthehet në Kuvend.

Kliko per me shume info

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Kjo qeveri nuk mund të prishë kontratën që ka me popullin të nënshkruar me 1 milionë zgjedhës në qershor 2013.

Opozita mund ta kërkojë gjithë ditën largimin e opozitës, por nuk mund t`ia imponojë qeverisë e mazhorancës këtë gjë.

Kjo qeveri do vazhdojë punën e nisur deri në fund të afatit të kontratës së nisur me popullin.

Qeveria e opozita nuk kanë lidhje me datën e zgjedhjeve, pasi data e zgjedhjeve, e afati i tyre është në kushtetutë.

Ajo është dita kur partitë paraqiten para sovranit, jo populli para partive.

Jam i bindur se PD do të futet në zgjedhje pavarësisht kërcënimeve, ashtu sic jam i bindur se PD do kthehet në Kuvend për të votuar vetingun.

Kjo për të mos e vulosur fatin e tyre me turp para zgjedhjeve.

Pavarësisht se më dhemb, mosparaqitja e PD në zgjedhje nuk më tremb. Ne do dalim para sovranit për cfarë kemi bërë dhe sa shumë kemi për të bërë, tha Rama.

Kliko per me shume info

2 COMMENTS

  1. Ne jemi ne pik te hallit, pa shpres pa asgje ti flet kot, u ke fut tmerrin dhe popullit me hakmarrjet qe kryen, ti per ate karrike je gati te flijosh te gjith “mjeranet” qe jan te till prej papunesis, dhe pamundesis per tu ushqyer ne vendin e tyre. Me beso kjo esht e verteta asgje tjeter

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here