Rama: PD ta harrojë "Qeverinë teknike" dhe shtyrjen e zgjedhjeve

Aktualitet

Në "Komunikimin Javor", kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se është gati të dialogojë cdo gjë me opozitën me përjashtim të gjërave "që nuk i ka në dorë".

Ai tha se PD, duhet të harrojë kërkesën e saj për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama mbrojti reformat e arritura ndersa theksois e vedni ka nevoje per vazhdimin e tyre.

Ai tha se do te mbahen zgjedhjet e reja ne Kavaje, ne menyre qe projekti i rilindjes atje te vazhdoje.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Policia e shtetit është në krye të detyrës, dhe reforma në drejtësi ka hyrë në një rrugë pa kthim.

Si rezultat i reformave që kemi arritur, kemi tërhequr më shumë investime të huaja.

Vettingu është kaq jetik për Shqipërinë si garanci për drejtësinë por edhe për rritjen e forcës së goditjes ndaj krimit.

Ka ende shqiptarë që varen me varfërinë, të rinj me papunësinë, është bërë shumë, por jam unë i pari i pakënaqur.

Reformat tona duhet të ecin para pa humbur kohë në betejën e kotë ku na thërret PD.

Thirrja ime për PD, është bujrum, të dialogojmë dhe të votojmë së bashku cdo ligj që garanton zgjedhjet.

Të negociojmë për gjithcka kemi në dorë. Qëndrimi im është i pandryshuar për cka nuk kemi në dorë.

Ndaj PD, duhet ta harrojë shtyrjen e zgjedhjeve dhe Qeverinë teknike.

Rama theksoi se nuk i neocion arritjet e derisotme të Qeverisë.

E shkuara nuk do përsëritet më, e ardhmja vendoset në 18 qershor", tha Rama.

ME TE LEXUARAT