“Kush qesh i fundit?”/ Kë po thumbon kryeministri Rama me filmin e “maces që e ha miun”?

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me humor. Ai ka zgjedhur te urojë edhe qytetarët për një ditë sa më të qetë. Kreu i qeverisë ka publikuar në ‘Facebook’ pjesë nga filmi shqiptar i animuar për fëmijë ‘Kush qesh i fundit?’.

“MIRËMËNGJES ?

dhe ju uroj një të dielë të qetë, me këtë film kalamajsh për të rritur që po nuk e patë vetë të paktën tregojuani kalamajve?”, shkruan Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk dihet kë po thumbon kryeministri, pasi ky reagim ndodh në një kohë kur opozita proteston prej një muaj në Bulevardin përballë Kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike.

Filmi përmban një histori, ku një mace është vënë në përpjekje për të ngrënë miun. Pavarësisht të gjithave, miu arrin deri në një farë kohe t’i shpëtojë kthetrave të maces.

Pas kësaj, macja ndërron taktike, ndërsa i shkruan një letër miut ku i shpjegon se nuk do ta ndjekë më. Por, miu tregohet i kujdesshëm, por deri në fund nuk i shpëton dot gllabërimit të maces.

ME TE LEXUARAT