Rama, Blushit: Në kohën e Nanos bërë një vrimë në ujë, ndërsa të Ilir Metës fluturove

Politikë

Kryeministi Edi Rama i është kundërpërgjigjur Ben Blushit menjëherë pasi ai foli në foltoren e Kuvendit dhe i kërkoi ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajit të thotë kush është strategjia e tij për të luftuar kanabisin si dhe të shtojnë numrin e punonjësve të policisë.

Reagimi i kreut të qeverisë ishte shumë i ashpër, ai tha se Blushi është një strateg i paprovuar dhe në kohën e Fatos Nanons kur ishte ministër ai bëri vetëm një vrimë në ujë, ndërsa në periudhën kur Ilir Meta ishte kryeministër dhe Ben Blushi ministër, ai fluturoi mënjëherë nga posti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama tha se Ilir Beqaj i jep ujë në bisht të lugës Blushit dhe është shumë larg tij.

“Ti haesh me Nard Ndokën, dhe je shumë larg Saimir Tahirit, të cilit jashtë kamerave i thoje se pse nuk je bërë ministër, ndërsa kur vjen këtu në parlament e shan”.

Kryeministri u ndal dhe tek ministrat më të rinj të qeverisë, duke iu drejtuar po Ben Blushit, kur tha se, “nuk ke si e voton ti Oltën sepse ti nuk e ke përvojën e saj, as Shalsin që ka një virtyt shumë të rëndësishëm që ti nuk e ke.

Me ty darkat kalohen bukur, ndërsa në mëngjes nuk ke ku të shkosh”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT