Rama i “tërheq veshin” Bashës: Kufirin e rrenave mbaje brenda Shqipërisë, se na turpërove botërisht

Politikë

Kryeministri Edi Rama reagoi në lidhje me deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha ne lidhje me njohjen e diplomave të studentëve të Luginës së Preshevës nga Serbia.

Rama ne nje postim ne FB, ironizoi kreun e demokratëve se njohja e tyre është kryer me kohë. Nga ana tjetër ai ftoi Bashën që të mbajë kufirin e gënjeshtrave brenda territorit shqiptar, pasi sipas tij po i turpëron botërisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Njohja e diplomave shqiptare në Serbi është kry ka kohë Lulëzim✌Aman mbaje kufirin e rrenave brenda Shqipërisë se na turpërove botërisht?”, citohet në mesazhin e Ramës.

Me heret sot gjatë komunikimit nga ‘çadra e lirisë’ akuzoi Ramën se për gati tri vite nuk kishte mbajtur premtimin për njohjen e diplomave të studentëve të Luginës së Preshevës.

“Në Preshevë para tre vjetësh kryeministri aktual premtoi mbështetjen e shtetit shqiptar për arsimin, njohjen e diplomave, ndihmë të drejtpërdrejtë për zhvillimin social dhe ekonomik. Asnjë nga këto premtime nuk janë bërë realitet.”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT