Qytetarët drejt bregdetit për të kaluar fundjavën, mungon pastrimi

Aktualitet

Rritja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë frekuentim të bregdetit të Shëngjinit, gjatë fundjaves.

Të shumtë kanë qenë qytetaret që i janë drejtuar kësaj zone turistike, të cilët thonë nuk është shoqëruar me vemendje nga Bashkia e Lezhës. Mbeturina të shumta dhe kafshe që lëvizin përgjatë bregdetit është panorama që të sërviret në bregdetin e Shëngjinit. Vizitorët dhe biznesi kërkojnë që ndërhyrja të nise që tani për t’i paraprire sezonit turistik.

Ende nuk dihet se kur Bashkia do të nisë punen për sistemimin e zones bregdetare të Shëngjinit, kjo duke ju referuar dhe faktit se buxheti i këtij viti nuk është miratuar ende, ndërsa firmes së pastrimit i ka përfunduar kontrata.

Sakaq, edhe në Durrës, bregdeti është kthyer në një shëtitore gjigante, për shkak të frekuentimit masiv të qytetarëve. Të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe nga Kosova apo Maqedonia rrëfejnë se po kalojnë momente relaksi në bregdetin e Durrësit, ndërsa nuk mungojnë dhe pakënaqësitë për infrastrukturën jo të mirë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë periudhë të vitit, vija bregdetare që nis nga Ura e Dajlanit dhe përfundon në afërsi të pistës Iliria në Durrës, nuk mirëmbahet rregullisht nga ndërmarrja e pastrimit, ndërkohë që edhe nga prurjet e detit zbarkojnë tonelata leshterik. Pastrimi i bregdetit pritet të nisë në fund të muajit mars, me qëllim parapërgatitjen e sezonit të ri turistik veror. oranews

ME TE LEXUARAT