Publikohen fotot e momentit kur policia vret terroristin në Londër

Bota

Këto fotografi tregojnë momentin kur terroristi Khalid Masood qëllohet për vdekje nga policia në qendër të Londrës.

Mësuesi i gjuhës angleze Masood, i konvertuar në mysliman, u qëllua për vdekje në ambientet e jashtme të Parlamentit britanik të mërkurën pasditen. Burri quhej më herët Adrian Elms, ndërsa ka lindur në Kent.

Imazhet e skenës tregojnë atë të rrethuar nga policia, menjëherë pasi u qëllua me armë nga një oficer i forcave të rendit. Terroristi 52 vjeçar, ka një varg krimesh të vogla më herët, ndërsa është përfshirë edhe në një plagosje.

Masood ka kaluar 4 vite duke punuar në Lindjen e Mesme përpara se të kthehet në Britani të Madhe, duke marrë postin e mësimdhënësit në Luton, Bedfordshire.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vitin 2012, ai ngriti biznesin e tij në West Midlands. Mbrëmjen e shkuar humbi jetën edhe një 75 vjeçar, duke e çuar në 4 numrin e viktimave të tij, të cilët i goditi me një automjet që qarkullonte me shpejtësi në Westminster.

ME TE LEXUARAT