PS dhe Partitë e tjera regjistrohen në zgjedhjet e 18 qershorit, LSI-ja ende jo…!

Partia Socialiste dorëzon zyrtarisht kërkesën e saj pranë Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar si subjekt në garën elektorale të 18 qershorit.

Kërkesa e PS-së do shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e ditës së hënë të KQZ-së, sic njoftohet edhe ne rendin e dites te publikuar ne faqen zyrtare te Komisionit.

Kliko per me shume info

Komisioni ka vënë në dispozicion edhe një kopje të projekvendimit që pritet të miratohet në 20 mars.
Në të njëjtën ditë mësohet se pranë KQZ-së do të rregjistrohet edhe Partia e Punës së Shqipërisë me kryetar Muharrem Xhafën.

Nga ana tjetër mësohet se , Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë KQZ-së për t’u regjistruar në garën elektorale të 18 qershorit.
Afatit ligjor përfundon në datën 9 prill 2017.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 20.03.2017, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
I. Shqyrtimi i projekt vendimeve,
1. Për shqyrtimin e raporteve të auditëve teknicien, Andi Erebara dhe Armando Teliti.
2. Për shpalljen e mozgjedhshmërisë si deputet i Kuvendit, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Lezhë, Z.Kastriot Filip Piroli për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, për shkak të mbarimit mandatit të deputetit të z. Armando Prenga.
3. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Socialiste të Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
4. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Emigracioni Shqiptar, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
5. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Centriste Mirëqënies Popullore Shqiptare, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
6. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
7. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
8. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë së Punës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
9. Për regjistrimin e Komitetit Nismëtar për organizimin e punës për paraqitjen e z. Dragua Ceka si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
10. Për miratimin e raportit vjetor për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2016, që do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.