Prekësë/ Vajza rrëfen: Ëndërrova se mamaja ime vdiq, dhe ajo vdiq po atë ditë

Soft

Një rubrikë në mediat angleze i kanë dhënë mundësinë njerëzve të rrëfejnë ëndrrën më të keqe që kanë parë, që i kanë lënë shumë pasoja, osë ndoshta nuk kanë mundur t’a harrojnë. Një rrëfim shumë prekës vjen nga një vajzë. Ajo shkruan:

Një natë, ëndërrova sikur mamaja më vdiq. Vëllezërit e mi, babai dhe unë po qëndronim diku me njëri- tjetrin dhe po ndjeja një dhimbje të tmerrshme në shpirt. U zgjova një orë para se alarmi të më njoftonte dhe po mendoja sesa e tmerrshme ishte kjo ëndërr. U shokova nga kjo ëndërr, por më pas u shtrova të flija sërish. Kur shkova në punë, po atë ditë, i dërgova një mesazh nënës sime rreth orës 10 të paradites, duke i treguar për ëndrrën dhe i thash se e doja shumë. Ajo më ktheu përgjigje duke më thënë se kjo ëndërr ishte e tmerrshme, që ajo ishte shumë e gjallë, dhe se edhe ajo më donte shumë. Pas disa orësh, rreth orës 2Pm, babai më telefonoi për të më thënë se e kishte gjetur nënën të shtrirë pa ndjenja në dysheme, e dërguan në spital, por ajo ime vdiq. Por, falë asaj ëndrre unë i thash asaj sa e doja dhe ajo më tha të njëjtën gjë. Mua më dërgoi mesazhin e fundit.

ME TE LEXUARAT