Plantacion me kanabis prej 300 000 euro, arrestohet shqiptari

Aktualitet

Një shqiptar 44 vjeç u arrestua nga policia italiane pasi kishte mbjellë një plantacion ma kanabis në zonën Capiago Intimiano të Comos.

Shqiptari akuzohet për prodhim, trafikim dhe posedime të paligjshëm të drogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në shtator të vitit 2016, policia kishte identifikuar një ngastër toke të mbjellë me rreth 1 mijë bimë kanabis me lartësi 2 metra. Shqiptari u zhduk atje, ndërsa droga u konfiskua.

Nga përllogaritjet e kryera, shqiptari do të mund të merrte nga plantacioni i kanabisit rreth 35 mijë doza, ndërsa do t’i sillnin një fitim në treg prej 300 mijë euro.

Shqiptari i arrestuar u dërgua në burgun e Bassone Komos.

ME TE LEXUARAT