Plagos rëndë dy vëllezërit në Tiranë, arrestohet në kohë rekord 16 vjeçari

Aktualitet

Një konflikt me armë është raportuar në Bathore pak minuta më parë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:25, në lagjen Nr.1, Bathore, në ambientet e një lokali. Mësohet se të plagosur kanë mbetur dy shtetasit, A. B. dhe A. B. (vëllezër), të cilët ndodhen në S. Q. U., jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia njofton se është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasi me iniciale L. C., 16 vjeç.

Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimim e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT