Pirlo: Juventusi ka kapacitet për ta mundur Barcelonën

19
Kliko per me shume info

Kanë kaluar vetëm dy vjet, që kur Barcelona dhe Juventusi do të luanin në finale të Ligës së Kampionëve, në Berlin, por një nga ish-lojtarët bardhezinj, mesfushori Andrea Pirlo, e ka ndryshuar plotësisht jetën e tij.

Ai ka lënë jetën italiane dhe luan tashmë në Nju Jork, duke kaluar vitet e fundit të karrierës së tij.

Kliko per me shume info

“Zonja e Vjetër” do të përballet pas disa ditësh me katalanasit, përsëri, këtë herë në çerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klubet në Europë, gjë për të cilën Pirlo thotë:“Kjo Juve ka kapacitet për ta eliminuar Barcelonën. Do të jetë krejt ndryshe nga ajo ndeshje e para dy viteve.

E them këtë, nisur nga fakti se kemi një Juventus krejt tjetër, por edhe Barcelona ka ndryshuar.” Më tej, lojtari i New York City, shtoi: “Po ashtu, këtë herë nuk do të luhet një finale, por dy ndeshje për kualifikim në gjysmëfinale.

Mendojnë se janë 180 minuta, në të cilat me siguri do të shohim futboll të mirë. Juve ka një ekip shumë të fortë dhe, në qoftë se do të arrijë finalen e Champions-it, atëherë duhet të luajë e fitojë kundër më të mirëve”.

Ekipi aktual bardhezi, i drejtuar nga Massimiliano Allegri, sipas Pirlos ka aftësi sulmuese, me “tridentin” e vet: Higuain, Dybala dhe Mandzukic.

Ish-mesfushori, madje, këtu e shikon forcën kryesore të torinezëve: “Unë nuk mendoj se Juve është një ekip në ndërtim e sipër. Ka lojtarë të mëdhenj në përbërje. Ajo që ndodh është në kërkim të gjetjes së ekuilibrit taktik, që të përshtaten katër sulmuesit.”


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here