Papunësia në vend, Ahmetaj shokon me shifrat: Ja sa është ulur

Aktualitet

Arben Ahmetaj menjëherë pas publikimit të Anketës së Forcës së Punës nga Instat ka reaguar. Sipas tij papunësia është ulur në 14.2 % në tremujorin e fundit të 2016, krahasaur me të njëjën periudhe të 2015.

Ministri Ahmetaj thotë se kjo është bërë e mundur falë reformave të ndërmarra nga qeveria.

“Ulja e mëtejshme e papunësisë është një lajm tjetër i mirë për qytetarët dhe për ekonominë. Në një vit, është ulur ndjeshëm papunësia nga 17.3% në tremujorin e katërt 2015, në 14.2% në fund të vitit 2016. Reformat po funksionojnë.

Lajmi tjetër i mirë është dhe ulja e papunësisë tek të rinjtë. Ka akoma kryefamiljarë, familjarë, të rinj e të reja që kanë nevojë për punë, e për këtë ne e dimë se perpjekja jonë nuk duhet të reshtë. Jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë për të bërë, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë nevojë për punësim, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë të papunë që kanë nevojë dhe të drejtë për një mundësi. Prandaj, ashtu sic këmbëngulim për reformën në drejtësi, po ashtu do të vazhdojmë të këmbëngulim për zgjerimin e punësimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata që sot janë rikthyer në vendin e krimit për të penguar reformën në drejtësi, janë aty dhe kundër punësimit të qytetarëve.

Refoma në drejtësi dhe rritja e punësimit nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë të ndara”.

ME TE LEXUARAT