Panik në Londër, makina përplas njerëzit para diskos, tre të plagosur

Bota

Sërish momente dramatike në Londër. Pas sulmit terrorist të pak ditëve më parë, kryeqyteti britanik ka përjetuar çaste paniku teksa një makinë tip ‘Peugeot’ ka përplasur këmbësorët që ishin para një disko.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Islington. ‘Daily Mail’ shkruan se në mjet ishin dy persona, ndërsa të plagosur mbetën dy burra dhe një femër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas ngjarjes, shoferi dhe pasagjeri braktisën automjetin dhe u larguan në drejtim të paditur.

Gjatë kontrollit të policisë, në mjet u gjet një thikë dhe një tjetër trotuar. Sakaq, policia arrestoi dy persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Pavarësisht të gjithave, policia raporton se nuk bëhet fjalë për një ndonjë sulm terrorist.

ME TE LEXUARAT