Opozita vendos papritur: Nuk marrim pjesë as në zgjedhjet lokale

Politikë

Opozita shfaqet e painteresuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë, që do të zhvillohen me 7 maj.

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Edi Paloka, tha se për PD dhe opozitën nuk ka ndryshuar asgjë dhe se mbeten te vendosur për të mos marrë pjesë në asnjë proçes zgjedhor me kryeministër Edi Ramën.

"Presidenti ka zbatuar detyrimin e tij kushtetues por ju jeni në dijeni të vendimit që ka marrë jo vetëm PD por gjithë opozita, nuk ndryshon asgjë nga ai vendim. Zgjedhje me Edi Ramën, me bandën, paratë e pista të drogës dhe me kriminelë në Shqipëri nuk do të ketë, në Kavajë apo cilëndo zonë tjetër të Shqipërisë. Vendimi i opozitës është i parevokueshëm dhe nuk është thjesht vendim i disa partive politike të bëra bashkë por një vendim i marrë nga qytetarët me 18 shkurt", tha Paloka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai nenvizoi se Rama bën sikur nuk shqetësohet, britmat e tij i ngjajnë britmave të atij që në errësirë bërtet për ti hequr frikën vetes.

"Ajo që jemi të vendosur është se asgjë nuk ndryshon në qëndrimin tonë deri ditën që Rama do të detyrohet të pranojë qeverinë teknike. Zgjedhje të tjera pa kushtet që do të përcaktojë qeveria teknike nuk do të ketë në Shqipëri", theksoi Paloka.

Sipas tij, zgjedhje me opozitën e përjashtur Rama nuk do të zhvillojë, me bandat e krimit, paratë e drogës ta harrojë që mund të ketë zgjedhje në Shqipëri.

"Sot nuk është më koha për të pyetur Ramën, është i përjashtuar nga qytetarët shqiptarë dhe çdo vendim që do merret, do të merret pa Ramën", ka thene Paloka.

ME TE LEXUARAT