Nxehet situata në Big Brother, vajzat zhveshin djemtë

Showbiz

Ndarja e qelqtë mes djemve dhe vajzave nuk ka penguar asnjërën palë që të organizojnë mes tyre lojën me pantomime.

E në fund të lojës, vajzat ishin ato që fituan, e si dënim Danieli dhe Liridoni duhej të zhvisheshin. Vajzat u kërkojnë dy djemve që të qëndrojnë me bluzën e hequr për pak kohë përtej xhamit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Djemtë nga ana tjetër u kujtojnë vajzave se nuk pranuan ndëshkimin e dhënë prej tyre më parë.

Ata kërkuan prej tyre që të hidhnin shampo në kokë, por Fotini kundërshtoi duke e quajtur një dënim të rëndë.

Në fund, djemtë vishen dhe loja mbyllet.

ME TE LEXUARAT