Nuk përmbahet më, rrëfehet nusja e Jozefina Topallit: Ja vjehrra ime

Showbiz

Një rrëfim së fundmi ka ardhur nga Eva Murati, nusja e Jozefina Topallit, ndërkohë dhe moderatorja dhe imazhi më i ri i emisioneve sportive në ekranet shqiptare.

Moderatorja e ftuar në emisionin e pasdites në TV Klan me Rudina Magjistrarin, ka treguar për marrëdhënien e saj me Jozefinën por edhe për faktin se nuk do të gjykohet si “nusja” e saj.

“Unë dua të flas me artin tim dhe të eci me punën time”, thotë ajo. Ҫifti janë bashkë qysh prej moshës 16-vjeҫare, ndaj pas më shumë se 5-vjetësh, lidhja e dashurisë është konsoliduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi u pyet për marrëdhënien me vjehrrën, ajo u përgjigj:

“Jemi takuar shumë herët, madje qysh në fillim të lidhjes kur nuk e dinim se kjo lidhje mund të zgjaste kaq shumë. Është njeri i mrekullueshëm, është shumë e dashur, shumë e qeshur, janë njerëz shumë të hapur…

Unë jam e bindur që edhe nusja e tim vëllai kur të vijë një ditë në shtëpinë tonë nuk do të ndihet aq rehat sa jam ndier unë në shtëpinë e tyre. M’i kanë bërë gjërat aq të thjeshta sa unë e kam pasur të lehtë të përshtatem”.

Eva që nga java e kaluar është pjesë e programit "Mbrëmje në Champoions League".

ME TE LEXUARAT