Njoftim i rëndësishëm për ata që kanë këto lloje të Windows…!

1
Kliko per me shume info

Kur Microsoft tha vitin e kaluar se procesorët e fundit Intel Kaby Lake dhe AMD Ryzen do të funksionojnë vetëm në Windows 10, entuziastët thanë se çfarë do të ndodhte sikur në këta kompjutera të instalonin Windows 7 ose Windows 8.

Tani e dimë: Microsoft nuk do të ofrojë përditësime sigurie. Të Enjten PCWorld.com publikoi një dokument ku thuhet se Microsoft do të bllokojë çdo përditësim deri në momentin që përdoruesit kalojnë në Windows 10.

Specifikisht përdoruesit do të shohin dy mesazhe gabimi:

Harduer i pambështetur: Kompjuteri juaj përdor një procesor i cili nuk mbështetet në këtë version të Windows dhe për këtë arsye nuk merrni përditësime

Windows nuk mund të kërkojë për përditësime. Një gabim gjatë kërkimit të përditësimeve për kompjuterin tuaj. Gabimi: Kodi 80240037 Windows Update përjetoi një gabim të panjohur

Sipas Microsoft ky gabim do të shfaqet sepse gjeneratat e reja të procesorëve kërkojnë versionin më të fundit të sistemit operativ në mënyrë që të funksionojnë shkruan dokumenti.

Këto gjenerata procesorësh janë Intel Kaby Lake, AMD Bristol, AMD Ryzen dhe Qualcomm 8996. Windows 10 është sistemi i vetëm operativ i mbështetur nga Microsoft.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here