Vjen një ndryshim i ri në "Messenger"

Teknologji

Dy veçori globale që ishin në testim në disa vende të botës tani janë duke u lansuar në Facebook Messenger.

Përdoruesit tani mund t’i bëjnë ‘mention’ miqtë e tyre në një bisedë grupi për t’iu dërguar atyre një njoftim të veçantë për t’iu përgjigjur mesazheve tuaja, në mënyrë që mos t’i humbasin ato.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke shkruar vetëm ‘@’, pastaj emrin e personit, emri do të theksohet dhe më pas ai person do të marrë një njoftim.

Në ndërkohë, Facebook është duke i sjellë reagimet edhe në Messenger, kështu që tani e tutje do të mund t’iu përgjigjeni miqve së bashku me një reagim të dashurisë, pikëllimit, nervozes apo habisë.

Prekeni dhe mbajeni shtypur një mesazh në mënyrë që t’ju shfaqet menyja e reagimeve dhe zgjedheni njërën.express

ME TE LEXUARAT