Ndeshja me Bolivinë, ja gabimi që rrezikon pjesmarrjen e Mesit në lojë

Sport

FIFA ka kërkuar shpjegime rreth pohimeve se Leo Messi e kishte abuzuar gjyqtarin anësor gjatë fitores së vendit të vet kundër Kilit në një ndeshje kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.

E zyrtari i Asociacionit të Futbollit të Argjentinës, Armando Perez, pret që Messi të luaj sot kundër Bolivisë, po ashtu në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror, përkundër lajmeve se ai mund të suspendohet për shkak se gjoja e kishte ofenduar anësorin, transmeton Express.

Ylli i Barcelonës e shënoi golin e vetëm nga pika e bardhë në fitoren 1-0 kundër Kilit në Buenos Aires të enjten e kaluar, por ai u pa i zemëruar duke bërë me gjeste dhe duke bërtitur drejt anësorit Marcelo Van Gasse kah fundi i ndeshjes.

E pastaj Messi refuzoi që t’ia zgjaste dorën anësorit dhe prapë u pa i palumtur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjyqtari Sandro Ricci ka thënë: “Nuk e kam dëgjuar asnjë fjalë ofenduese nga Messi. Nëse do të kisha dëgjuar ndonjë fjalë ofenduese, atëherë do të kish vepruar në përputhje me rregullat e lojës.

Ndërsa anësori Van Gasse ka thënë: Pas një faulli të bërë nga Messi, i cili ishte afër meje në fund të ndeshjes, pashë që ai u ankua kundër faullit duke i ngritur duart dhe duke thënë diçka që nuk e kuptova në atë kohë.”

Por, mediat argjentinase raportojnë se Messi mund të mungojë kundër Bolivisë, edhe pse dënimi mund të shtyhet deri në gusht kur Argjentina udhëton për në Uruguai. Ndërsa, gazeta “Ole” raporton se Messi mund të gjobitet.

Megjithatë, presidenti i Asociacionit të Futbollit të Argjentinës ka thënë: “Mendoj se Messi do të luajë. Nuk mendoj se do të ndërmarrin ndonjë veprim kundër tij.”

ME TE LEXUARAT