Ndahet nga jeta pas një ataku në zemër, sot mbahen homazhe në nder të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit

Aktualitet

Ditën e sotme do të mbahen homazhe në nder të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Sokol Baraj, i cili u nda nga jeta për shkak të një ataku në zemër në moshën 53 vjeçare. Mësohet se homazhet do të kryhen duke nisur nga ora 09:00 deri në 10:30 minuta në hollin e Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Drejtor i Policisë së Shtetit – Koha e qëndrimit në detyrë: 3 korrik 1997-16 maj 1998 (dhjetë muaj e gjysmë).

Ka punuar deri në vitin 1993 në SHIK, largohet për shkak të reformës, në 1997 zëvendësministër i Rendit e më pas drejtor i Përgjithshëm i policisë.

Më pas karriera e tij vazhdon si këshilltar i kryeministrave shqiptarë për probleme të rendit dhe sigurisë dhe sërish në Shërbimin Informativ.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas, pedagog në Akademinë e Rendit dhe nga viti 2005 e nxjerrin në lirim.

Në vitet 1990-1991 ai ka qenë drejtues i Komisariatit të Kavajës.

Ndërsa ka luajtur edhe me skuadrën e Dinamos, si portier.

ME TE LEXUARAT