Shokuese! Mungesa e higjenës në Durrës, qytetari: ‘’Po na marrin në qafë!’’ (Foto)

Soft

Një qytetar ka bërë një denoncim në faqen JOQ, ku tregon për një rast për mungesën e higjenës.

Një djalë i ri në moshë është ndalur për të blerë diçka pasi është kthyer në Shqipëri nga porti i Durrësit, por fatmirësisht ka ndaluar dhe nuk i ka thënë sëmundjes "eja" me duart e tij. Ai ka vënë re mënyrën se si tregtohej dhe transportohej mishi për në fast food-in ku kishte në plan të blinte ushqimin e shpejtë.

''Po na marrin në qafë! Sot u ktheva në Shqipëri dhe shkova të haja diçka në një piceri fast-food. Para se të futesha shoh që nga makina po nxirrnin mishin. Mirë që mishi i pa paketuar, por e kishin hedhur në bagazh. Bagazhi ishte në mënyrë ekstreme i mbuluar nga zhuli madh. Ju lutem ndalojeni këtë gjë! Pastaj na bën habi pse vdiq nga kanceri filani, pse na u shfaq kjo sëmundje, pse kemi këtë problem. Ky fast food ndodhet tek... në Durrës. S'dua ti prish punë askujt, por thjesht po tregoj të vërtetën", - shkruan djali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT