Momenti rrëqethës kur sulmuesi i Londrës shkel me veturë dy persona
Ky është momenti rrëqethës kur sulmuesi Khalid Masood kreu sulmin terrorist në Londër pranë Parlamentit britanik, duke shkelur dhjetëra persona me veturën e tipit Hyundai.
Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihen se si dy trupa të përgjakur shihen duke qëndruar nën rrotat e veturës që i kishte goditur.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Një grua e cila ishte afër këmbësorëve që janë goditur me veturë, shihet se si vrapon për t’i ndihmuar edhe pse trupat e tyre ishin pothuajse nën rrota të mbuluar në gjak.
Ndërkaq një 35-vjeçar i cili ka filmuar këtë moment të tmerrshëm ka deklaruar për mediat angleze, se në ato momente kishte rastisur të jetë në skenën e krimit së bashku me motrën dhe nipin.
“Në ato momente planifikonim të shkrepnim disa fotografi në urën e Londrës, kur një veturë me shpejtësi të madhe filloi të shkelë këmbësorët të cilët brenda pak sekondave u mbuluan nga gjaku”, ka deklaruar ky i ri.