Mino Raiola sulmon kinezët e Milanit

Kliko per me shume info

Mino Raiola shquhet për deklaratat e tij të shfrenuara, por deri më tani kemi dëgjuar nga ato të raportit agjent-futbollist apo kundër medieve që sulmojnë lojtarët e përfaqësuar prej tij.

Këtë herë, super-agjenti ka vendosur të komentojë peripecitë e aksionerëve të Milanit, duke folur për radion “CRC”.

Kliko per me shume info

“Kinezët? Ka kinezë dhe kinezë, sepse në total janë mbi një miliard”, shprehet Raiola.

“A ka dallime mes Interit dhe Milanit? Më duhet të them se po, kinezët e Interit janë persona seriozë, të cilët edhe i kam njohur. Kanë ide të qarta, duan ta ringrenë Interin dhe ta bëjnë atë një ndër 6-7 skuadrat më të mira të botës.

I kanë kapacitetet financiare për ta bërë dhe me siguri do ta bëjnë. Ndërkohë, nuk i njoh aspak kinezët e Milanit, por deri më tani duket se po bëjnë një figurë m…”, vijon agjenti i cili ka nën përfaqësim edhe portierin e talentuar Gianluigi Donnarumma.

“Në aspektin reklamues nuk më duket një situatë pozitive. Shpresoj që të futen si aksionerë të Milanit dhe të bëjnë gjëra të rëndësishme, por nuk kam besim se kjo do të ndodhë”.

Në fakt, problemet e Milanit prekin nga afër një prej lojtarëve të përfaqësuar nga ai, siç është portieri Donnarumma. Megjithatë, Raiola duket se këtu i hedh ujë zjarrit për ta shuar.

“Për të përgjigjja është e thjeshtë. Kam një akord me Milanin prej një muaji për të mos folur për Donnarummën. Është një lojtar i Milanit, edhe pse e dimë çfarë situate ekziston aty. Ai duhet të bëjë punën e tij, ndërsa unë timen. Ka edhe një vit e gjysmë kontratë me kuqezinjtë, kështu që të bëjë detyrën e tij”, tha Raiola.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here