Ministri i Brendshëm i Gjermanisë ka këtë mesazh për shqiptarët

Aktualitet

min-gjermanMinistri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere i ka bërë apel shqiptarëve dhe kosovarët të vijnë në Gjermani për të punuar dhe jo për të kërkuar azil.

Në një intervistë për Euronews Thomas de Maiziere është shprehur se Shqipëria dhe Kosova i kanë kërkuar të bëjnë çdo gjë në mënyrë që të rinjtë mos largohen nga vendi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Thomas de Maiziere tha se : “Shqipëria e Kosova qeveritë e tyre po na kërkojnë të bëjmë çdo gjë të mundur që të rinjtë e tyre të mos largohen nga vendi. Dhe ne i themi që nuk mund të vini këtu për të kërkuar azil, sepse nuk mund të aplikohet për ju, por mund të vini këtu të punoni”

Ministri gjerman ka deklaruar se vendet aspirante për në BE apo ato që janë partnere të NATO nuk mund ta kërkojë azil.

“Nëse një vend ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ose tashmë është një partner i NATO-s, në qoftë se ajo respekton demokracinë, atëherë nuk ka arsye që shtetasit e tij të kërkojnë azil në Europë. Kjo nuk është e pranueshme, në fakt kjo është për t’u dënuar”, tha Thomas de Maiziere.

ME TE LEXUARAT