Çfarë shohin meshkujt në fillim te femrat? Nuk është ajo që mendoni

Soft

Është një nga pyetjet më të zakonta, çfarë sheh një mashkull për herë të parë te një femër dhe, megjithëse për të qenë në rregull ata përgjigjen “sytë”, të gjithë e dimë që në të vërtetë sytë e tyre shkojnë tjetërkund.

Ose kujtojmë se e dimë. Një sondazh i kryer me pesë mijë meshkuj, që i janë përgjigjur pyetjes “çfarë është gjëja e parë që vëreni te një femër dhe ju tërheq fizikisht?”, ka sjellë rezultate interesante, raporton zaodvoljna.hr. Shumica kanë thënë që shohin sytë. Po, po. Pas syve, në vend të dytë, renditet buzëqeshja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çfarë do thoni të gjithë ju, që e mendonit që përgjigja ishte më poshtë? Vetëm me vendin e tretë mund të zbresim te gjoksi. Më pas vijojnë me flokët, peshën trupore, këmbët, stilin, të pasmet, gjatësinë dhe në fund lëkura.

Një vajzë me sy të bukur, është më e avantazhuara e të gjithave…Sytë janë dhe një tipar që nuk mund t’i ndryshosh me përjashtim të rasteve kur vë lente, por kjo modë ende nuk është përhapur. Kështu që rrini natyrale dhe qeshni…Do ndiheni më mirë vetë, do u pëlqeni më shumë edhe djemve.

ME TE LEXUARAT