Takimi me Trump, Merkel shtyn vizitën në SHBA, ja arësyeja e pazakontë

Bota

Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel me presidentin e ri amerikan, Donald Trump e planifikuar për të martën (14.03) është shtyrë për të premten. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer të hënën në Uashington. Arsyeja për shtyrjen është një stuhi e pritshme bore në brigjet lindore amerikane. Merkel e anuloi vizitën pak para fluturimit.

Tema të bisedimeve të pritshme janë ato të partneritetit tregtar mes BE dhe SHBA, siguria dhe vlerat. Merkel kërkon t'ia bëjë të qartë Trump se Gjermania dhe BE janë një, dhe se nuk mund të ketë një marrëveshje tregtare vetëm mes SHBA-së dhe Republikës Federale Gjermane. Ajo do të theksojë rëndësinë e tregjeve të lira për bashkëpunimin.

ME TE LEXUARAT