Masakruan shqiptarin, arrestohen dy anëtarët e bandës MS13 në Itali

Aktualitet

Policia italaine ka arrestuar dy të rinj të lidhur nga El-Salvadori, nën akuzën e vrasjes së shqiptarit Albert Dreni, ngjarje e ndodhur më 3 korrik të vitit 2016.

Të arrestuarit janë pjesë e bandës së quajtur MS13 (Mara Salvatrucha), bandë që shpërndan kodin e dhunës në të gjithë botën.

Të arrestuarit janë të moshës 20 dhe 21 vjeç, të cilët konsiderohen përgjegjës bashkë me bashkatdhetarë të tjerë tashmë të arrestuar.

“Corriere della Sera”, shkruan se 18 vjeçari shqiptar u sulmua në tramvaj me thikë gjatë një përleshjeje, ndërsa vdiq 11 ditë më vonë pas një agonie të gjatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Alberti ishte viktimë e një prite mbrëmjen e 3 korrikut 2016, nga një bandë e gjerë prej 15 anëtarësh.

I riu shqiptar ishte njeri pa probleme, ndërsa në momentin e krimit kishte ndërhyrë për të mbrojtur një mik në shënjestër të bandës latine. Pavarësisht se u dërgua në urgjencë, ai kurrë nuk u zgjua nga koma.

ME TE LEXUARAT