Luan Rama "plas bombën" në Parlament: 101 ton kanabis u asgjësuan pa procesverbal!

Politikë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama gjatë fjalës së mbajtur në Parlament ditën e sotme ka hedhur akuza mjaft të ashpra në adresë të policisë, dhe më konkretisht në luftën e ‘munguar’ të saj kundër lënëve narkotike.

Duke sjellë në vëmendje replikat që Rama ka pasur më ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, është shprehur se deri tani janë identifikuar të paktën 13 raste të asgjësimit të lëndëve narkotike, ku nuk është mbajtur asnjë procesverbal, ku nuk ka qenë prezent prokurori, ku nuk ka qenë prezent përfaqësuesi i gjykatës. Kemi të bëjmë me provë të një procesi hetimi, të një procesi penal

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Madje, më lejoni t’ju bëj të qartë që edhe 101 tonët që u sekuestruan në operacionin shumë të mirë që bëri policia në Lazarat, janë asgjësuar pa procesverbal. Pra, kemi të bëjmë me shkelje të ligjit, kemi të bëjmë me mosveprim të organit të prokurorisë përballë këtij realiteti.

Prandaj është e rëndësishme, gjykoj unë, që jo të reagojmë, por të reflektojmë, të mbledhim edhe një herë strukturat që ligji na detyron t’i mbledhim, t’i vëmë në punë strukturat për të cilat ligji na bën përgjegjës, t’i drejtojmë dhe t’i organizojmë për t’i vënë në punë dhe të respektojmë rolin dhe autoritetin e gjithsecilit, sepse neve sot na mungon, të paktën Kuvendit i mungon, një analizë e detajuar se përse është kjo situatë kaq problematike me trafikun e drogës në Shqipëri?

Pse është kjo situatë kaq problematike 5 herë më e lartë se një vit më parë me kultivimin e drogës në Shqipëri dhe për paradoks është kultivuar droga edhe në bjeshkët e Shkëlzenit, edhe në malin e Korabit, edhe në malin e Tomorit, edhe në malin e Gramozit, ku nuk është kultivuar asnjëherë?

Ky është realiteti, të nderuar kolegë dhe nëse duam të dëshmojmë që dimë të administrojmë territorin, që dimë të kontrollojmë territorin, pikë së pari këtë duhet ta bëjmë duke zbatuar ligjin”, – vazhdoi Rama.

ME TE LEXUARAT