Ndjesa publike e Lindita Nikollës/ “Jam prej gjaku dhe mishi, kush më detyroi të përdor atë fjalor”

Politikë

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me replika të forta mes deputetit Ben Blushi nga njëra anë, dhe kryeministrit Rama, ministres Nikolla, dhe deputetit Braçe, nga ana tjetër.

Gjuha u bë edhe më e ashpër gjatë përplasjes së deputetit Blushi dhe ministres së Arsimit, ku u kalua deri në fyerje personale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas përfundimit të seancës, ministrja Nikolla ka folur përpara kamerave, duke i kërkuar ndjesë publike të gjithë nxënësve, mësuesve, e qytetarëve, për fjalorin e përdorur gjatë seancës së sotme plenare.

“Kërkoj një ndjesë për gjithë mesësit, nxënësit prindërit që panë sot Lindita Nikollën në një moment ndryshe nga ai që e karakterizon, ndryshe nga qetësia.

Por për shkak të ndërhyrjeve vulgare nga vendi, ishte pamundur t’i qëndroje një sulmi të paprecedentë të një njeriu që pretendon të jetë kryetar i një partie politike por vijon me gjuhën e ashpër, duke folur nga vendi për këdo, dhe duke nxjerrë nga goja të pavërteta.

Jo nuk do ndodhë më, por është e pamundur për një njeri prej gjaku dhe mishi të mos reagojë ndaj gjithë atyre shpifjeve dhe akuzave”, tha ministrja Nikolla.

ME TE LEXUARAT