Fatmir Limaj: Mërzituni për shtetin, jo për Ramushin

Kosovë&Rajon

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka komentuar vendimin e ri të Gjykatës së Colmarit për ta shtyrë vendimin për ish-kryeministrin dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Mërzituni për shtetin, jo për Ramushin”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në Facebook.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo dramë që po ndodh me Ramushin është shpërfaqje e qartë se sa të papërfillshëm e kanë bërë shtetin tonë këta që janë duke e drejtuar”, ka thënë Limaj.

Ai shton se me arsyet për të cilat është ndaluar dhe po mbahet Ramushi, asnjë shtet normal dhe i dinjitetshëm nuk do të lejonte që ti ndodh kjo as edhe një qytetari të tij, e aq më pak një ish-kryeministri.

“Këta që sot po e drejtojnë shtetin tonë, ka vite që me entuziazëm kanë punuar në rrënimin e dinjitetit të shtetit. A nuk ishin po këta udhëheqës të shtetit tonë që pak ditë para se të ndalohej Ramushi, e akuzonin atë me po të njëjtat akuza me të cilat edhe është lëshuar fletarrestimi nga Serbia”, ka pohuar Limaj.

“Është koha për të folur hapur, mjaft më me hipokrizi!”.

“Të bashkohemi dhe ti kthejmë dinjitetin shtetit tonë. E gjithë e keqja që po na ndodhë është në Prishtinë, mos ta kërkojmë diku tjetër”, ka përfunduar Limaj./klankosova

ME TE LEXUARAT