Zbulohet lidhja 6-vjeçare e Danjelit të “Big Brother 9”

Showbiz

Që në ditët e para, djaloshi nga Tropoja spikati për temperamentin e tij. Teksa nuk ka kaluar një javë që nga nisja e lojës, Danjeli ka përjetuar në shtëpi si debate, ashtu edhe flirtet e para. Mesa duket, Fotinia është vajza e përzgjedhur nga ai për të pasur diçka më shumë se miqësi.

Megjithatë, miqtë jashtë shtëpisë kanë zbuluar për “Bluetooth” një histori të gjatë dashurie që ai ka mbyllur kohët e fundit. Bëhet me dije se Danjeli edhe vajza në fjalë kanë mbyllur një histori që ka zgjatur plot 6 vjet. Të lidhur që në adoleshencë, çifti mesa duket ka vendosur t’i japë fund pak para se të niste “Big Brother”.

“Ishte një lidhje shumë e bukur dashurie, por që përfundoi, përderisa është mbyllur s’ka arsye të përflitet”, janë shprehur shokët e banorit. Pas historisë së gjatë, djali nga Tropoja ka hyrë single në shtëpi për të gjetur ndoshta aty brenda shpirtin binjak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Danjeli ka natyrë shumë aktive dhe është si një libër i hapur dhe, ashtu siç është parë, një pjesë të mirë të historive të tij i ka ndarë me banorët, për më tepër i takon atij të shpalosë karakterin e tij brenda shtëpisë në javët në vazhdim”, kanë shprehur shokët e Danjelit më pas.

ME TE LEXUARAT