Letra e Spartak Brahos, tregon kush e trazoi aleancën PS-LSI dhe fatin që e pret

Politikë

Deputeti i LSI, Spartak Braho përmes një letre të gjatë, tregon disa të vërteta të panjohura më parë, që sipas tij shkaktuan trazira në aleancën PS-LSI.

Në letrën që mban emrin “Refleksioni” Braho tregon dhe fatin që e pret koalicionin mes dy forcave të majta

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Marreveshja, koha per rivleresim.

(Ne prag te 4 vjetorit te Marreveshjes te Aleances per Shqiperine Europiane, te Prillit 2013)

1.Ndoshta shume gjera, qe do te prekim ne kete shkrim, ato jane te njohura, por ne kete rast te domosdoshme per tu rikujtuar.

Shkoder, 1 Prill 2013- E majta Shqiptare, Partia Socialiste dhe Partia Levizja Socialiste per Integrim, ne konferencen ballkanike te Partise Socialiste Europiane, deklaruan bashkimin ne Aleancen per Shqiperine Europiane. Se bashku me lideret socilaiste europiane dhe ballkanike pershendeten Edi Rama dhe Ilir Meta jo pa entuziazem per krijimin e ketij bashkepunimi strategjik ne kuader te nje koalicioni qe pergatitej te futej ne zgjedhje.

Ne 23 Prill te 2013-es keto dy forca politike firmosen edhe Karten e Parimeve te Bashkimit, qe do te ishte edhe juridikisht data e noterizimit te kesaj aleance politike.

Duke rrespektuar me rigorozitet kujtimet per fjalen qe mbajten dy bashkekryetaret e Aleances per Shqiperine Europiane, “ndersa Edi Rama prezantoi ftesen” per bashkepunim qellimet dhe objektivat e saj, per krijimin e nje koalicioni paralektoral per zgjedhjet e pritshme, analizoi dhe anatemoi edhe shkaqet qe kishin cuar ne disa vite te percarjes se te majtes Shqiptare.”

Ndersa Ilir Meta ne fjalen e tij, te pare ne nje optike me strategjike nenvizoi se “ Bashkimi i te majtes behet me synimin dhe ne funksion te Integrimit Europian te Shqiperise. Ky bashkim eshte nje aksion historik politik i domosdoshem qe bashkon deshiren dhe vullnetin e qytetareve shqiptare per nje ndryshim te domosdoshem… per te hapur nje prespektive te re e cila do te mbylle tranzicionin.”

Marreveshja politike Rama-Meta, sic u pa ne ditet ne vijim te pranveres se 2013-es ne Shkoder cliroi nje energji shprese mbare popollore, aq sae shumepritur “habiti” edhe vete protagonistet qe e ngjizen.Nje milion qytetare ne diten e 26 qershorit te 2013-es vendosen ta votonin kete aleance. Keto nuk ishin nje million ”shuplaka” sic i pelqen te thote Edi Rama ndaj opoziten, por nje kartabiance mbareqytetare ne mbeshtetje te dokumentit firmosur nga dy lideret kryesore dhe koalicionit te majte.

Marreveshja si “Kushtetuta” e bashkepunimit te dy forcave rrezatonte fryme shprese qe garantonte jo vetem bashkeqeverisje por, edhe fillimin e reformave te thella ne te tera planet, ravijezonte synimin kryesor perparimin ekonomik te vendit dhe integrimin europian te tij.

Ja cfare deklarohet ne dokumentin progamatik:

“Me pergjegjesine e perbashket historike, per t’i dhene Shqiperise sot nje force te re te progresit si garanci per mireqeverisjen e vendit, permes bashkimit te te gjithe socialisteve e te progresisteve, duke nxjerre mesimet e duhura nga eksperiencat positive por edhe nga gabimet e se shkuares, si edhe duke marre persiper barren e promovimit

te idealeve e te ideve te se majtes se re te shekullit XXI : Vendosin; Te bashkohen ne kuadrin e koalicionit ‘Aleanca per Shqiperine Europiane’ “

2. Cfare mund te thuhet tani pas 4 vjetesh per bilancin e kesaj Marreveshje dhe ceshtja shtrohet a eshte i nevojshem rivleresimi i saj?

Ajo qe dua te ve ne dukje ne kete rast eshte se te dy lideret kryesore, vec e vec jane shprehur se do ti qendrojne besnike Marreveshjes deri ne daten e perfundimit te saj, qe lidhet me mandatin 4-vjecar te bashkeqeverisjes.

Ndersa Partia Socialiste dhe vete Edi Rama ka lene te kuptoje per nje rikonfirmim ne vazhdimesi te “Koalicionit per Shqiperine Europiane “, Levizja Socialiste per Integrim dhe Ilir Meta jane shprehur se ky vendim, pra per vazhdimesine e koalicionit qeverises do te merret ne forumet drejtuese ne ditet ne vijim.

Gjykoj se kjo “pritje” eshte e lidhur jo vetem me analizen e realizimit te saj gjate 4 vjeteve ku krahas pozitivitetit ajo u shoqerua edhe me defekte e perplasje,por dhe me situaten e krizen politike aktuale te stimuluar nga opozita ku me kryesoret jane kerkesat ultimative per qeveri teknike, bllokimi i reformes ne drejtesi dhe vetingut si dhe ideja per te bojkotuar zgjedhjet.Ne kete pike ajo qe dallon Ilir Meten eshte se kapercimi i tere ketyre qendrimeve te opozites per zgjidhjen e krizes eshte i lidhur me dialogun me te per ta nxjerre nga bunkeri ku ka hyre e qendron me budallallek.

Duke mos marre persiper te bej analizen shteruese te realizimit te Marreveshjes te Prillit 2013, as per te nxjerre gabimet apo defektin e njerit krah apo tjetrit, gjykoj te ve ne

dukje se vete ajo pati ndonje defekt qe ne hartimin e saj qofte edhe ne permbajtje e konceptim. Ajo u formulua si nje dokument i “pelqimi reciprok”, por e pa precizuar ne menyre konkrete dhe definitive per t’u zbatuar rigorozisht. Nepermjet ngritjes se struktures kontrolluese midis paleve.

Mareveshja nuk parashikoje metodiken funksionuese dhe ngritjen e strukturave kontrolluese reciprokisht nga te dyj forcat politike te cilat nuk do te lejonin deforimimin per ceshtjet e vendosura nga qendra ne baze.

Padyshim lipset qe kete analize ta bejne ne menyre shteruese dhe te plote vete te dy forcat politike, forumet e drejtuesit e tyre me qetesi e dashuri.

Ne kete rast le te themi dy fjale shkurtimisht duke nenvijezuar

disa prej defekteve: Objektivisht disa difekteve erdhen per rrjedhoje edhe per faktin se si PS-ja ashtu edhe LSI-ja erdhen ne bashkeqeverisje, ndonese me qasje programore pothuajse te njejta, por ne rruge te ndryshme. PS-ja nga nje periudhe 8 vjecare ne opozite ndersa LSI-ja nga nje periudhe 4 vjecare ne koalicionin qeverises me PD-ne. Ishte ky faktor qe strukturat partiake reciprokisht ne baze ishin te “majisura” me mllef e dyshim.Nuk ishte e mjaftueshme vetem ndarja e dikasterve kryesore kaq ministra ti, kaq une, kaq zv.ministra ti e kaq une etj pasi ne strukturat e bazes pati perplasje, nxitime, xhelozira qe sollen edhe emerime te pastudiuara. Kjo “xhelozi” u evidentua me hapur por dhe here mbylltazi nga disa drejtues te PS-se. Vecanerisht rezultatet e zgjedhjeve lokale te vitit 2015 ne disa bashki ku kanduduan perfaqesues te LSI-se nuk u justifikuan ne mbeshtetjen e strukturave te PS-se.

Keto ishin disa nga shkaqet qe ne strukturat partiake ne disa rrethe u ngriten tonet e akuzave reciprokisht.

Eshte evidente se te dyja partite u futen ne bashkeqeverisje per kryerjen e reformave te rendesishme. Reforma territoriale hapi siparin e bashkepunimit te suksesshem duke vazhduar me pas edhe me reforma te tjera, deri se fundmi te reforma e drejtesise.Por ne kete bashkepunim ishin se disa reforma te ndermarra nga qeveria ne fushen ekonomike, shendetesi etj te cilat nuk paten perqasjen e duhur me LSI-ne pasi nje pjese e tyre nuk u shtruan ne tavolinen e konsultimeve dhe iluminimit reciprok jo vetem midis strukturave qeverisese e parlamentare, por edhe me elektoratin.

Edhe disa veprime tendencioze e manipulative te strukturave ligjzbatuese per te krijuar imazh negative dhe alibira me synimin njollosjen e perfaqesuesve te LSI-se dobesuan kohezionin. Nuk u vleresua por u nevleresuan kritikat e LSI-se ndaj fenomenit kanabizimit te territorit gjate vitit 2016 dhe u konsideruan keto si tendencioze.Tek disa ministra te vecante te saj u vune re shenja arrogance dhe megallomanie te “partise se madhe qe spyet per aleatin e saj kryesor. EDHE veprimi i Partise Socialiste per futjen ne qeverisje dhe koalicion te PDIU-se ndonese u tha se ishte levizje taktike e Rames, gjykoj se ishte e motivuar, e pakonsultuar dhe jasht parimeve te mareveshjes per Shqiperine Europiane.

3.Por le te themi se te gjitha keto kane ndodhur e per rrjedhoje edhe kane kaluar por jo pa qejfmbetje. Secila pale ka bagazhin

e saj te verejtjeve, te cilat here pas here edhe jane thene me gjysem zeri e here me ze te plote.

Ne piken 2 te Marreveshjes se Prillit te 2013-se shkruhet e zeza mbi te bardhe : “Zhvillimi konstruktivi i bashkepunimit mes PS e LSI bazohet mbi parimet e kushtetueshmerise e te ligjshmerise se te gjithe faktoreve, institucionale, politike e shoqerore, garantimit te lirive e te drejtave te opozites dhe kerkimit te konsensusit sa me te gjere ne procesin vendimmarres, permes gjitheperfshirjes e vendosjes se prioriteteve te procesit te ndertimit te Shqiperise Europiane mbi cdo prioritet partiak”.

Nisur nga premisa e mesiperme per mendimin tim dhe kete nuk e them thjesht si politikan dhe deputet i zgjedhur me konsensus nga PS-ja dhe LSI-ja ky koalicion bashkeqeverises duhet te vazhdoje ti mare persiper realizimin e ketyre objektivave. Kjo eshte parimore.

Jemi ne kohen e pritshme e te duhur qe kjo pike e Marreveshjes e formuluar si nje “paragraf kushtetues” i saj, te vihet ne axhenden e diskutimit e rikonfirmimit ne tryezen e koalicionit per vendimarrje.

Kjo do te thote qe koalicioni qeverises PS-LSI te kaloje me prioritet ne zgjidhen e ceshtjet e paperfunduara, te kryeje reformen zgjedhore, reformen ne drejtesi etj, te zgjidhe krizen qe imponohet nga opozita e djathte dhe kerkesat ultimative te saj, me qendrim te perbashket dhe dialog te panderprere.

Besoj se per keto qellime te medha edhe ne te ardhmen keto dy forca politike te te majtes shqipetare kane nje rruge te perbashket.

ME TE LEXUARAT