Kërcënoi se do të vetëvritej duke u hedhur nga oxhaku në Tiranë, ja kush është Qazim Bruka

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ndodhi diten e sotme në Laprakë, ku një person tenton të vetëhidhet nga një oxhak i lartë pranë spitalit të Traumës.

Personi është identifikuar Qazim Bruka me precedentë të mëparshëm për dhunë në familje. Sipas informacioneve të para ai është dënuar më parë me 2 vjet burg për dhunë në familje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qazim Bruka për rreth dy orë kërcënoi se do të hidhej nga ky oxhak në zonën e Laprakës, për shkak se shërbimi përmbarimor e ka nxjerrë nga shtëpia dhe gruaja e parë nuk e lejonte që të takonte fëmijët.

Në duar 43 – vjeçari mbante disa dokumente të banesës duke pretenduar pronësinë. Pas negociatave me policinë dhe gruan aktuale Hyrije Bruka, ai është bidnur të zbresë nga lartësia.

Bruka ka qenë i dënuar për dhunë në familje, pasi në 2012 kishte tentuar të vriste me thikë gruan e tij në Kodër Kamëz. Ai kreu rreth 4 vite burg, ndërkohë që u divorcua nga gruaja e parë dhe përmbarimi e nxorri nga banesa.

Pas zbritjes nga oxhaku, 43 – vjeçari u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje.

ME TE LEXUARAT