Lajmërim për maturantët/ Kujdes me formularin A1, s’ka mundësi të dytë korigjimi, afati i fundit 5 prill

Aktualitet

Rreth 45 mijë maturantë të këtij viti shkollor nga kjo e shtunë e deri në datën 5 prill sipas një grafiku të paracaktuar do të plotësojnë formularin A1.

Drejtorja e agjencisë Kombëtare të Provimeve Rezana Vrapi sqaron edhe afatet që ministria ka përcaktuar.

Rezana Vrapi: Më 25 mars nis plotësimi i formulari A1 deri më datën 5 prill, sipas rretheve ku ata ndodhen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Vrapit maturantët nuk do të kenë një mundësi të dytë për të korigjuar formularin ndaj duhet të jenë të kujdesshëm.

Rezana Vrapi: Nuk kanë një mundësi të dytë. Datat janë të përcaktuara. Pas përfundimit agjencia mbyll portalin dhe ata nuk mund të hyjnë për të bërë ndryshimin. Prandaj duhet të jenë shumë të qartë lidhur me lëndët që ata do të përzgjedhin.

Formulari A1 do të shërbejë për identifikikimin e maturantëve dhe regjistrimin e tyre me ID.

Rezana Vrapi: “Kjo nuk është lidhje e drejtëpërdrejtë thjesht me universitetin, por ata duhet të përzgjedhin 2 lëndë, plus 3 lëndëve të detyruara për të marrë diplomën e Maturës Shtetërore.

Pas përfundimit të vitit shkollor maturantët do ti nënshtrohen 2 provimeve për lëndët me zjedhje që kanë përcaktuar në formularin A1 për ti hapur kështu rrugë konkurimit në universitete.

ME TE LEXUARAT