Krimi makabër në Itali, arrestohet shqiptari që qëlloi me plumb në kokë bashkëkombësit

Aktualitet

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë të lidhur me drogën, pasi u akuzuar për plagosje në fytyrë të një shqiptari tjetër 21 vjeç.

Ngjarja makabre ndodhi më 10 janar dhe bëri bujë në qytetin verior për aktin e dhunshëm.

Viktima u plagos me armë zjarri dhe plumbi i hyri në fytyrë duke kaluar njërën faqe dhe duke i thyer disa dhëmbë. Ai u transportua menjëherë në spitalin Niguarda dhe iu nënshtrua operacionit për rindërtimin e nofullës dhe të gjuhës.

Për fat, 21-vjeçari shpëtoi. Arrestimi i autorit të plagosjes është kryer të martën por sot është konfirmuar nga policia italiane, raporton "B.Ë".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai jetonte në Bovisio Masciago, Brianza dhe sipas hetimeve me sa duket po kërkonte të zgjeronte fushën e aktivitetit të tij.

Bashkëpunëtori i 31-vjeçarit ende në kërkim

Hetimet e karabinierëve kishin dalë në përfundimin që atëherë kur ndodhi ngjarja se sherri nuk kishte ndodhur në rrugë, pasi policia nuk gjeti gëzhoja ose shenja të tjera që të tregonin se kishte pasur të shtëna armësh.

Vrasja e mbetur në tentativë kishte ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes bashkëkombësve.

Nga hetimet, dëshmitë, fotografitë, analizimet e telefonatave dhe deklaratat e viktimës (edhe ai me precedentë penalë), rezultoi se 31-vjeçari nuk kishte vepruar i vetëm por sipas policisë ai nuk rezulton më në territorin italian, ndërsa është shpallur në kërkim nga karabinierët.

ME TE LEXUARAT