Kreu i KQZ Denar Biba: Zgjedhjet e 18 qershorit do mbahen, edhe pa opozitën

Politikë

Kryetari i KQZ Denar Biba deklaron se zgjedhjet e 18 qershorit do të bëhen sepse në demokraci zgjedhjet nuk kanë pse shtyhen.

Në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” për Ora News Biba pranoi se nëse opozita nuk merr pjesë nuk janë zgjedhje normale por procesi do të behet dhe zgjedhjet e pjesshme të Kavajës, më 7 maj do të jenë test.

“Nëse qytetarët do të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 7 majit atëherë kauza e opozitës nuk i ka përfshirë ata”.

Duke iu referuar dhe financimit te partive Kreu i KQZ-se deklaroi dhe nje fakt: “Ka parti që kanë marrë kredi për zgjedhje”

ME TE LEXUARAT