Ndeshja Kosovë-Islandë në "Loro Boriçi", policia merr masa të rënda të sigurisë

Sport

Për ndeshjen Kosovë- Islandë në "Loro Boriçi", mësohet se policia e Shkodrës ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit mes përfaqësueses së Kosovës dhe Islandes.

Ndeshja e vlefshme për Kampionatin Botëror 2018 do të luhet të premten në orën 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Megjithatë për të shmangur konfuzionin, hyrja e tifozerisë do të nisë në orën 17.00.

Policia kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë blutë njoftojnë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues, duke i mbyllur aktivitetet në orën 14.00.

Policia informon gjithashtu qytetarët e Shkodres dhe tifozeritë ardhur nga Islanda, Kosova dhe treva të tjera, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se DVP Shkodër do të marrë disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë:

1. Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimor.

2. Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:

– Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.

-Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.

-Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.

-Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.

3. Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.

4. Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.

5. Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.

6. Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10.00 deri në ora 24.00.

7. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10.00 deri në orën 24.00.

8. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10.00 deri në orën 24.00.

9. Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:

– “Xhabije – Parrucë”

– “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”

– “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”

– “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

10. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin komunitetit shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen e dhe garantimin e masave të sigurisë.

ME TE LEXUARAT