Tremben mediat serbe: Kosova po blen avione

Kosovë&Rajon

Gazeta beogradase Blic del me një lajm bombastik në faqen e parë duke spekuluar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të blejë helikopterë për ushtrinë e Kosovës.

Gazeta më tutje vazhdon me spekulimin se pilotët për këta helikopterë do të trajnohen në Turqi. Sipas Blic-it, plani për krijimi e ushtrisë së Kosovës përfshin tri faza, raporton Gazeta Express.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të njëjtin lajm, gazeta serbe paralajmëron edhe mbajtjen e mbledhjes së sigurisë kombëtare të Serbisë, e cila ishte paralajmëruar qysh dje. Në këtë takim do të diskutohet për paralajmërimet së në Kosovë do të bëhet shndërrimi i misionit të FSK-së, me të cilin kjo forcë shndërrohet në ushtri të Kosovës.

Ndërkohë ka vazhduar kundërshtimi ndërkombëtar i shndërrimit të FSK-së në ushtri pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Një zyrtar i lartë i NATO-s ka deklaruar për gazetën “Zëri” se propozimet e fundit për ushtrinë janë të padobishme dhe, sipas tyre, i mbetet Këshillit të Aleancës Veriatlantike që të marrë një vendim unanim politik rreth mënyrës së bashkëpunimit të mëtutjeshëm me FSK-në.

ME TE LEXUARAT