Koreja e Veriut: Nëse qëlloni edhe një herë do ta hedhin në erë SHBA-në

Bota

Koreja e Veriut ka premtuar për të nisë një sulm bërthamor ndaj SHBA-së nëse forcat amerikane që po stërviten në Gadishullin Korean qëllojnë qoftë edhe një herë kundër saj.

Shteti vetmitar i Kim Jong-un lëshoi paralajmërimin e bujshëm, ndërkohë që Uashingtoni dhe Koreja e Jugut po marrin pjesë në disa stërvitje masive ushtarake në rajon, shkruan “Daily Star”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë pranoi se lufta me Korenë e Veriut është tashmë një opsion “në tavolinë”.

“Ushtria Popullore Koreane do të zvogëlojë bazat e agresionit dhe të përqendrohet te raketat e pamposhtura me mbushje bërthamore për të mbrojtur sigurinë e vendit dhe lumturinë e njerëzve të saj në rast se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut gjuajnë qoftë edhe një plumb të vetëm në territorin tonë”, ka thënë në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut.

ME TE LEXUARAT