Trafik kokaine në Itali, pranga dy vëllezërve shqiptarë bashkë me të fejuarën

Aktualitet

Dy vëllezër shqiptarë dhe bashkëjetuesja e njërit prej tyre kanë rënë në pranga në Breshia, pasi akuzohen se tregtonin drogë.

“Corriere” shkruan se grupi kriminal vepronte si ‘biznes familjar’ vepronte në pjesën e poshtë të Breshias deri në liqenin e Gardës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të njëjtat burime theksojnë se përveç tre arrestimeve, (identiteti i tyre nuk bëhet i ditur) shtatë persona janë hetuar.

Sipas hetuesve, shqiptarët dhe 38-vjeçarja, shisnin kokainë, kryesisht në Breshia.

Policia italiane vijon hetimet në lidhje me faktin nëse ka të tjerë persona të përfshirë në këtë rast të trafikut të drogës.

ME TE LEXUARAT