Kërcënoi me mesazhe Rudina Magjistarin, shihni çfarë i ndodh Vjolës nga Durrësi
Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin për Vjola.S. 37-vjeçaren, e cila përndiqte dhe kërcënonte prej kohësh Rudina Magjistarin.
Si përfundim, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e një mase mjekësore “mjekim i detyruar ambulator” në një qendër të shëndetit mendor.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Viola prej një viti e përndiqte Rudina Magjistarin, me mesazhe kërcënuese në Facebook, komente etj, Teksa ka bërë kallëzimin në polici, Rudina Magjistari është shprehur se nuk i ka kthyer asnjë përgjigje këtyre kërcënimeve.
KALLËZIMI
Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta “Panorama”, procedimi penal ndaj së pandehurës ka nisur në mars të vitit 2016. Ditën e dhjetë të këtij muaji, moderatorja Rudina Magjistari ka paraqitur një kallëzim penal në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ajo ka rrëfyer se ka qenë e regjistruar në rrjetin social “Facebook” me emrin “Rudina Magjistari”. Prej muajit tetor 2014 e deri më 21 korrik 2015, ajo ka pohuar se ka marrë mesazhe në faqen e saj “fan page” në “Facebook”, nga një person i cili përdorte profilin me emrin “Vjola S…”, raporton “Panorama”.
Këto mesazhe kanë qenë me ofendime dhe fyerje për të dhe për persona të tjerë publikë. Gjithashtu, në to fyhej programi dhe tema të cilat trajtoheshin aty. Me këtë profil kallëzuesja ka pasur lidhur dhe “fan page” po me emrin e saj. Kallëzuesja Magjistari ka sqaruar se nuk u ka kthyer kurrë përgjigje këtyre mesazheve.
Në një komunikim tjetër me këtë person gjatë muajit janar 2015, moderatorja ka marrë mesazhe ku i kërkohej ndjesë për fyerjet dhe sharjet. Njëkohësisht, dërguesja i sqaronte se po kalonte një periudhë delikate të jetës së saj dhe se në momentin kur i kishte shkruar kishte humbur vetëkontrollin.