Këngëtarja më e pasur shqiptare: Kam hotel, restorant, shtëpi në Gjermani, Ulqin,…

Gjithnje e me shpesh është bërë diskutim nëse profesioni i këngëtares/it mund të të japë të ardhura të kënaqshme në Shqipëri. Shumë artistë në vendin tonë kanë deklaruar se nuk mund të sigurojnë të ardhura duke patur artin si primar.

Besa Kokëdhima ditë më parë deklaroi në ‘Xing me Ermalin’ se e mban ende i ati dhe se ajo e ka ditur që në fillim se kjo punë nuk do e bënte të pasur.

LEXO EDHE:  Në pritje të një bebi...? Marina Vjollca nxjerr barkun jashtë dhe shuan dyshimet
Kliko per me shume info

Por, nuk mund të themi të njëjtën gjë për Gjyste Vulajn. Në një intervistë për ‘Kosovarja’, këngëtarja i është përgjigjur pyetjes nëse është më e pasura ndër koleget e saj.

“Unë jam e pasur shpirtërisht, por sa i përket gjëndjes financiare unë kam një hotel, një restorant dhe shtëpi të madhe në Gjermani.

Gjithashtu një shtëpi në Tuz dhe një vilë në Ulqin dhe kam investuar në pasuri të tjera të patundshme. Mund të them që paratë e muzikës më kanë siguruar një të ardhme të bukur,” ka thënë Vulaj.

LEXO EDHE:  Madonna humbet gjyqin, s’ndalon dot ankandin e sendeve personale të lidhjes me Tupac

Ajo është e martuar me menaxherin e saj dhe kanë një djalë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here