Lejuan kalimin e kamionit me drogë, arrestohen 4 Policë Kufitare në Qafë-Thanë

Aktualitet

Prokuroria për Krime të Rënda ka urdhëruar arrestimin e 4 punonjësve të Policisë në pikën e kufirit Qafe Thane, të dyshuar për veprën penale të “trafikut të narkotikeve” në bashkëpunim, në vijim të hetimit të nisur pas zbulimit të një kamioni maqedonas me 8 ton kanabis në Itali, në shkurt 2017.

Sipas Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se efektivet e policisë kanë krijuar lehtësitë që ky kamion, i ngarkuar me lëndë narkotike, të kaloje pa u kontrolluar në Qafë Thanë.

Ne baze te hetimit te Prokurorise, Gjykata per Krime te Renda ka caktuar masen e sigurise, te cilat jane zbatuar mbremjen e sotme nga Sherbimi i Ceshtjeve te Brendshme, per efektivet e policise:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

  1. Clirim Pepa, pergjegjes turni;
  2. Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje;
  3. Lirim Halili, kontrollor te kabina ne hyrje;
  4. Syrja Terziu, kontrollor ne hyrje;

ME TE LEXUARAT