Jetoi 256 vjet, njeriu më i moshuar ju tregon sekretin

Soft

Nuk është as legjendë dhe as përrallë. Mund të duket si e pabesueshme, por është e vërtetë. Li Ching Yuen është kinezi që ka vdekur në moshën 256-vjeçare.

Kinezi, sipas revistave prestigjoze si “Time” apo gazetës “The New York Times”, ishte 210 cm i gjatë dhe ka jetuar deri në vitin 1933.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Qeni, pëllumbi dhe breshka”, janë sekreti i jetëgjatësisë ka thënë kinezi.

Profesori i Universitetit Chengdu, Wu Chung-chieh, ka shkruar në “The New York Times” në vitin 1930 se perandoria kineze e kishte uruar Li Ching-Yuen për 150-vjetorin e lindjes në vitin 1827. Këtë fakt ai e kishte zbuluar në arkiva.

Po i njëjti person e kishte uruar në 1877 në ditëlindjen e tij të 200. Gazetari i “The New York Times” thoshte se në 1827, Li rrinte me komshinjtë e moshuar, të cilët thoshin se ai ishte mik i gjyshërve të tyre.

Li i cili ishte “shkencëtar” bimor dhe praktikues i sporteve marciale, në regjistrat e perandorisë kineze rezultonte i regjistruar në vitin 1677. Ai kishte lindur në fshatin Szechuan të Chyi Jiang Hsie, në Kinë.

Megjithatë, ai vetë pretendonte të kishte lindur në vitin 1736. E nëse kjo ishte e vërteta, ai vdiq në moshën 197-vjeçare, por përsëri mbetet si njeriu më i moshuar në botë dhe shumë larg jetëgjatsësisë të ditëve të sotme.

Pjesën më të madhe të jetës së tijLi Ching-Yuen e kishte kaluar duke mbledhur bimë në male dhe duke kërkuar sekretet e jetëgjatësisë. Rezulton se në moshën 71-vjeçare, në 1749, i është bashkuar ushtrisë kineze si mësues i arteve marciale.

Ai ishte martuar 23 herë dhe ishte baba i më shumë se 200 fëmijëve. Li vdiq më 6 Maj 1933 në provincën Szechuan të Kinës.

Personazhi deri diku misterioz dhe historia e tij është shumë e çuditshme duke pasur parasysh se jetëgjatësia mesatare për botën perëndimore sot është 70-85 vjet. Tani duket si përrallë edhe të rastisësh një person mbi 100 vite, teksa nuk ka në botë asnjë person që i ka kaluar 200 vitet. Por, Li e shpjegonte sekretin e jetëgjatësisë kështu: “Ki zemër të pastër, ulu si breshkë, lëviz sa lëviz një pëllumb dhe fli si qen…”

ME TE LEXUARAT